Avokati i atentatorit të prokurorit: S'ka lidhje me Ndojën, prova e Akuzës dhe fjalët e Rrajës

  • 5 years ago
Avokati i Redjan Rrajës, Besnik Cerekja deklaroi në përfundim të seancës te Krimet e Rënda se klienti i tij nuk ka pasur konflikte me prokurorin dhe se nuk ka qenë i përfshirë në atentatin kundër tij. Ai tha se prokuroria solli si prova gjurmët në një nga sendet që u gjetën në makinës, që ishin një palë syze.

"Versioni që vetë Redjani tha është se nuk është i përfshirë në këtë histori, kontestuam provat që pretendojnë prokurorët. Prokuroria solli gjurmë papilare të gishtave të Redjan Rrajës te një nga sendet që ndodheshin në makinë.

Ditën e atentatit ndodhej në Shqipëri. Nuk po tentonte të arratisej. Prokurorët nuk kishin prova të tjera. Nuk ka pasur asnjë njohje dhe as konflikte. Redjani deklaroi vetëm 'Jam dakord me mbrojtjen dhe shpresoj drejtësia të bëjë punën e saj" .

Recommended