Report TV -Burg atentatorit të prokurorit, seanca 'sekret hetimor' me dyer të mbyllura

  • 5 years ago
TIRANE -Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot që të lerë në burg pa afat atentatorin e prokurorit Arjan Ndoja që u arrestua tre ditë më parë. Redjan Rraja ishte i pranishëm në gjykatë, ndërsa pavarësisht pretendimeve të avokatit, me kërkesë të dy prokurorëve Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj gjykata e ka lënë në burg. Seanca që zgjati rreth një orë u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi sipas prokurorëve përbën sekret hetimor.

34-vjeçari nga Nikla e Fushë-Krujës u arrestua tre net më parë si një nga autorët e dyshuar në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, pasi u zbulua nga gjurmët e gishtave. Ndaj Rrajës rëndon akuza për veprat penale 'vrasje të funksionarëve publik', 'vrasje e mbetur në tentativë' e 'armëmbajtje pa leje', për të cilat është kërkuar masa e arrestit me burg. Redjan Rraja është kushëriri i deputetit socialist, Rrahman Rraja. Ai u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare, në tentativë për t'u larguar drejt Malit të ZiR

Recommended