Ora News - Shqipëria merr drejtimin e SEDM, Xhaçka: Dyer të hapura për një rajon më të sigurt
  • 5 years ago
#rtvora
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, deklaroi para përfaqësuesve të Komitetit Drejtues Politiko-Ushtarak se politika e dyerve të hapura forcon sigurinë rajonale dhe atë ndërkombëtare. Në mbledhjen e mbajtur në kryeqytet, Xhaçka nënvizoi rolin e Shqipërisë në integrimin euro - atlantik tëvendeve të rajonit.

Në mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues Politiko-Ushtarak, që u mbajt në Tiranë, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka foli për një politikë me dyer të hapura, që do t?i japë më shumë siguri rajonit. Takimi vjen vetëm pak ditë pasi Shqipëria mori drejtimin e SEDM-së.

?Politika e dyerve të hapura do t?i japë një frymëmarrje të re nismave rajonale. Zhvillimet në Ballkanin Perëndimor janë tregues i mirë se si ky bashkëpunim, me përfshirjen e NATO dhe Bashkimit Europian mund të ndikojë në stabilitet dhe ndërtimin e shoqërive moderne e paqësore. Është koha e duhur, që të njëjtën mundësi ta shtrijmë edhe në vende të tjera aspiruese në rajon, për të forcuar kështu sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare?, tha Xhaçka.

Por Shqipëria këtë vit është në krye edhe të një tjetër nisme rajonale, Ministerialit të Kartës SHBA - Adriatik apo siç njihet ndryshe A5.

Fokusi do të jetë forcimi i mëtejshëm i koordinimit dhe mbështetjes reciproke, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara, në luftën aktive dhe me efektivitet kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shqiperia-merr-drejtimin-e-sedm-xhacka-dyer-te-hapura-nje-rajon-me-te-sigurt

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended