Xhaçka: Me Maqedoninë e Veriut në NATO, rajoni më i sigurt - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë Olta Xhaçka, ndpdhet në Maqedoninë e Veriut ku ka takuar homologen e saj Radmilla Sheqerinska.Në këtë diskutim ministrja ka deklaruar se Maqedonia është vetëm një hap larg anëtarësimit në NATO dhe theksoi se pas anëtarësimit rajoni do të jetë më i sigurtë.Xhaçka në fjalën e saj ka theksuar se nënshkrimi i Protokollit të Anëtarësimit në NATO nga Republika e Maqedonisë së Veriut është vërtet një moment i jashtëzakonshëm për të gjithë.?Shqipëria e ka parë gjithmonë stabilitetin dhe sigurinë e Maqedonisë së Veriut si një nga kushtet kryesore për të garantuar sigurinë e rajonit. Në fakt, mbështetja e palëkundur ndaj fqinjëve tanë në këtë proces të vështirë ka qenë një nga objektivat kryesore strategjike të politikës sonë të jashtme. Është kjo arsyeja përse Shqipëria ishte një nga vendet e para që e ratifikoi Protokollin e Anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.Unë e di sesa e vështirë ka qenë rruga që ju keni bërë. Dhe dua të shpreh vlerësimin më të lartë për punën dhe vizionin perëndimor që udhëhoqi të gjithë procesin e negociatave, që kulmoi me ?Marrëveshjen e Prespës?, duke i hapur rrugë anëtarësimit në NATO. Arritja e marrëveshjes për emrin me Greqinë, por edhe miratimi i ndryshimeve ligjore që realizuan një nga pikat më të rëndësishme të ?Marrëveshjes së Ohrit?, atë të përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare e Maqedonisë së Veriut, janë padyshim vendime që kërkonin guxim.?Gjithashtu ndër të tjera ministrja e Mbrojtjes Xhaçka ka deklaruar se ndihet mirë që faktori shqiptar, politik dhe qytetar, luajti një rol aq konstruktiv, duke u kthyer në një nga promotorët e këtyre zhvillimeve.
Recommended