Ora News - VIDEO/ “Tërbohet" trajneri shqiptar, masakron me shpulla futbollistët

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Dhuna dhe aktet fizike janë një ndër veprimet që karakterizojnë botën e futbollit.

Një video tronditëse po qarkullon në rrjetet sociale, ku duket një nga ish-trajnerët dhe ish-pjestarët e stafit teknik të ekipit të Laçit U-17, Ndue Tarazhi, i cili godet futbollistët e tij pas një ndeshje.

E gjithë historia ka nisur pas një humbje të skuadrës që Tarazhit, ish-trajneri i acaruar me lojtarët e tij, teksa i tregon se kush kishte fajet gjatë ndeshjes, fillon edhe të godasë lojtarët e vegjël që qëndrojnë të ulur para tij. Në një moment, një nga lojtarët edhe ngrihet për të mos duruar më. Pamjet e mëposhtme janë vërtetë të turpshme.

Kujtojmë se video është e disa kohëve më parë, ndërsa Ndue Tarazhi nuk është më pjesë e stafit teknik të Laçit U-17.

Biseda e trajnerit me futbollistët:

Ti, mirë je? Po ti, mirë je dhe ti? Po ti, ku je? Ata bënë dy gola, dhe i bënë për fajin tënd. Po ti, do me lujt futboll, do me lujt në Greqi? Pisa. S?ju vje turp, maskarenj. Palaço. Doni me lujt futboll me Laçin. Zagarë. A ju thashë të hyni me mentalitet fituesi? Si jua bëjnë golin ju të dyve? Asnjë nuk i turret topit. A ju kam thënë të bëni regjim 1-ditor? Nuk keni fjetur gjithë natën, rrini nëpër televizor e kafe, nuk ju vjen turp. Ai ekip lask***sh atje, me ju mund ata, mër pisa. Nuk kam çfarë ju them, në dash fitoni, në dash humbni. Pisa. Ju jeni pisa. Dy gola ty t?i kanë bërë. Të dy. Ti i ke ngrënë. Nuk ju vjen turp. Në duel shpejtësie. Çfarë ke që sheh? Ulu aty, se ta marr shpirtin. Ulu këtu, ulu këtu, këtu.



Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/video-terbohet-trajneri-shqiptar-masakron-me-shpulla-futbollistet

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended