Ora News - Mbrëmja gala, FSHF medalje e çmime për personalitete të sportit shqiptar

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Figurat më të spikatura të futbollit shqiptar u bënë bashkë në mbrëmjen gala të organizuar në "Hotel Tirana" nga Federata Shqiptare e Futbollit për vitin 2018. Gjithashtu në këtë event ishin edhe personalitete nga fusha të ndryshme, ndërsa nuk munguan as titujt dhe trofetë.

Disa ish-futbollist janë nderuar me medalje për kontributin e dhënë në sport. Por edhe lojtarët aktual janë vlerësuar me çmime individuale. Lorenc Trashi u shpall futbollisti më i mirë në Kategorinë Superiore, pas performancave të shkëlqyera me ekipin e Partizanit. Në fjalën e tij mbrojtësi i majtë u shfaq i lumtur për trofeun individual.

Trashi: "Dua të falenderoj të gjithë kapitenët e Superligës Shqiptare dhe gjithashtu falenderoj trajnerët që kanë votuar për këtë çmim. Gjithashtu falenderoj dhe shokët e ekipit, pasi pa ta nuk do e merrja këtë çmim."

Megi Doçi, sulmuesja e kombëtares shqiptare dhe Vllaznisë u shpall futbollistja më e mirë, pas paraqitjeve fantastike me kuqezinjtë si dhe me shkodranet.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mbremja-gala-fshf-medalje-e-cmime-personalitete-te-sportit-shqiptar

Recommended