Ora News - Hungaria e zhgënjyer për negociatat, Balla: Trishtuese që populli shqiptar duhet të presë
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Zhgënjimi i ?JO-se? Europiane për negociatat nuk është prezent vetëm tek Shqipëria, por ajo ka lënë shije të hidhur edhe tek vendet e unionit.

Një prej tyre është Hungaria, ku ambasadori i këtij shteti në vendin tonë, shfrytëzoi përkujtimin e revolucionit hungarez në Shkodër për ta shprehur këtë zhgënjim.

Lorant Balla: Hungaria mbështet të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ne jemi të zhgënjyer për mos hapjen e negociatave, jemi të trishtuar se populli shqiptar duhet të presë vazhdimisht. Shqipëria ka një histori evropiane. Ne do të bëjmë çmos që Shqipëria dhe populli mos humbasë shpresë.

Kjo situatë nuk duhet të ndikojë për ikje, përkundrazi ambasadori Hungarez kërkon që e ardhmja të ndërtohet në Shqipëri, ndërsa shton se do të punohet fort për integrimin europian.

Përkujtimi i revolucionit të 1956-es dhe luftës së pavarësisë u përshëndet edhe nga kryetarja e bashkisë Voltana Ademi. Të pranishëm në ceremoninë e vendosjes së kurorave me lule ishin ish deputet, drejtues vendore dhe anëtar të shoqatës së ish të përndjekurve politik.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/hungaria-e-zhgenjyer-negociatat-balla-trishtuese-qe-populli-shqiptar-duhet-te-prese
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended