Report TV - Pse po ikin shqiptarët?! Agron Duka: Bujqësia, vëmendje vetëm në fushatë!

  • 5 years ago
TIRANË - Arsyet pse shqiptarët largohen nga vendi për të kërkuar azil në shtete të tjera, kryesisht Francë dhe Gjermani, lidhen si me situatën ekonomike, ashtu edhe me sigurinë. Për kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, njëherësh ish-ministër i Bujqësisë, pjesa më e madhe e të larguarve janë edhe nga zonat rurale pasi qeveria nuk i kushton rëndësi bujqësisë. Ai tha në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv, se dhe vet ai nuk i ka kthyer sytë sa duhet nga bujqësia kur ka qenë ministër.

"Nuk kanë bërë asgjë, as unë nuk i kam kthyer sytë tek bujqësia, as unë. Nuk e kanë prioritet, e bëjnë vetëm për fushatë. Edhe unë kam bërë fushatë, kam bërë moj kam bërë, por nuk kam pasur gjë në dorë. Nuk duhet pasur vëmendja vetëm në fushatë, por edhe në realitet. Bujqësia jep 20 %, ti jep 2 % nga buxheti. Duhet të ngremë standardin e jetesës. Fermerët në Lushnje hedhin produktet në rrugë", tha Agron Duka.Deputetja e Partisë Socialiste, Elona Gjebrea, e ftuar në emisionin "Pa Protokoll" të gazetares Anduela Ndreu, tha se 99% e rasteve që kanë kërkuar azil politik, janë kthyer në Shqipëri. Ndërkohë që sipas saj, ka një ndryshim mes kërkesave për azil ekonomik në Gjermani. Ky shtet ofron mundësi të shumta punësimi dhe shtron kërkesa në sektorë të shumtë, siç është mjekësia, fushë nga e cila janë larguar më së shumti të rinjtë shqiptarë.

Deputetja dha shembullin e saj se si lëvizja jashtë vendit për shkollim shërben edhe për kontributin në atdhe dhe jo detyrimisht në largim të përhershëm .

"Edhe unë kam bërë doktoraturën 5 vite jashtë dhe jam kthyer në Shqipëri", tha Gjebrea, teksa shtoi se ajo njeh edhe shumë të rinj shqiptarë që kanë shkuar për studime jashtë shtetit dhe janë kthyer sërish. Ashtu sikundër -tha ajo - shumë të tjerë kanë zgjedhur punësimin jashtë.

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, tha se arsyeja më e forta të largimit të shqiptarëve, është mungesa e shpresës.

Teksa kreu i PAA-së Agron Duka bëri përgjegjësi qeverinë për situatën ku ndodhet vendi dhe arsyet pse po largohen shqiptarët, moderatorja Anduala Ndreu ju drejtua zotit Duka me pyetjen: Po Opozita? Ajo duhet të japë shpresë!

Recommended