Festat, shqiptarët 'nxitojnë' që të ikin në Greqi, radhë kilometrike në Kakavijë

  • 5 years ago
Për një numër të madh të shqiptarëve që erdhën në atdhe për të kaluar ndërrimin e viteve pranë familjes, pushimet kanë mbaruar. Shumë shqiptarë kanë zënë radhë për të kaluar kufirin në drejtim të Greqisë, duke bërë që radha e automjeteve të shkojë në 3 km.

Burime nga pika kufitare e Kakavijës, bëjnë me dije se dogana greke po punon momentalisht vetëm me dy sportele. Kjo nuk është hera e parë që pala greke punon me dy sportele. Shpesh herë, ajo është prononcuar se nuk i punon sistemi elektronik, duke i lënë kështu qytetarët që të presin me orë të tëra për t'u kthyer në atdhe.

Recommended