Ora News - Hetimet VIP, Krimet e Rënda ndajnë dosjet që i kalojnë SPAK

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Prokurorët dhe gjyqtarët e Krimeve të Rënda po bëjnë bilancin e dosjeve që do t'i kalojnë Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës Antikorrupsion pas krijimit të SPAK.

Dy krerët aktualë të Prokurorisë dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda kanë mbledhur stafet përkatëse për të bërë iventarizimin e saktë të dosjeve.

Prokurorëve dhe gjyqtarëve u është kërkuar të jenë gati, pasi java e parë e janarit do t'i gjëjë në institucionin e ri.

Aktualisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda po hetohen 570 dosje nga të cilat rreth 170 i kalojnë për kompetencë Prokurorisë së Posaçme antikorrupsion, pasi veprat për të cilat akuzohen nuk do të jenë pjesë e kësaj gjykate.

Gjithashtu pritet që SPAK-ut t'i kalojnë për kompetencë edhe dosjet nga prokuroritë e rretheve që kanë hetime për korrupsion të të zgjedhurve vendorë apo të zyrtarëve të lartë.

Po ashtu dosjet e tjera do ti shpërndahen gjykatave të rretheve që i kanë kompetente, një proces ky që pritet të sjellë probleme dhe vonesa në gjykimin e çështjeve.

Por probleme mbetet lëvizja e gati 12 prokurorëve të krimeve të rënda, të cilët nuk do të jenë pjesë e SPAK. Ata do të duhet të shpërndahen në prokuroritë e rretheve në vende të cilat kanë mbetur vakante pas largimit nga vettingu.

Ndërsa ndryshe do të veprohet me gjyqtarët e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Apelit të Krimeve të Rënda, të cilët do të qëndrojnë në detyrë derisa të krijohet gjykata antikorrupsion, pasi kanë dhënë më parë pëlqimet.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/hetimet-vip-krimet-e-renda-ndajne-dosjet-qe-i-kalojne-spak

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended