Wake Up/ Makina fluturuese prezantohet në Tiranë. Çmimi fillestar 500 mijë dollarë

  • 5 years ago
Sot dhe nesër në Tiranë, do të keni mundësinë të dëgjoni idetë dhe përvojat e ekspertëve sllovakë dhe shqiptarë të këtyre lloj industrive, por edhe ekspertëve të start-up-eve, në konferencën e përbashkët ?Industritë Kreative: Një Mundësi për Rritje Ekonomike të Shqipërisë?. Konferenca mbështetet jo më kot nga SlovakAid (Agjencia Sllovake për Bashkëpunim dhe Zhvillim), pasi Sllovakia njihet për zhvillimin e vrullshëm të viteve të fundit në inovacion dhe në industritë kreative në përgjithësi. I ftuar në këtë konferencë është dhe ?tefan Klein, shpikës i makinës fluturuese Aeromobil, makinë të cilën tashmë e ka hedhur në treg. ?tefan Klein është bashkëthemelues dhe shef-arkitekt i Aeromobil. Ai ia ka dedikuar këto 20 vjetët e fundit shndërrimit të ëndrrës së tij në realitet: Makinës Fluturuese. Koncepti i AeroMobil fillimisht u soll në jetë në vitin 1989. Pas disa viteve tentativash dhe modelesh prove, ëndrra 20-vjeçare e Klein u bë realitet. Pas një përpjekje të parë të dështuar, dhe një aksidenti dy vjet më parë me prototipin e saj 3.0, modeli i ri i ridizajnuar i AeroMobil krenohet me një shpejtësi fluturimi prej 260 kilometrash në orë mbi një distancë maksimale prej 750 kilometrash. Çmimi i tij nis me 500 mijë dollar dhe shkon nga 1.2 milion në 1.6 milion dollarë, varësisht nga specifikimet.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp #TopChannel

Recommended