Report TV - Zbulohet qelia e torturave të hetuesve komunistë ku vdiqën 50 korçarë

  • 5 years ago
KORCË - 9 vite torturash deri në vdekje, nga vitit 1945 deri në '54-ën. Në këto vuajtje çnjerëzore të komunizmit kanë kaluar dhjetëra familje aristokratësh korçarë, të cilët janë torturuar me metoda nga më të dhimbshmet në një qeli hetuesie, gjurmët e të cilët janë zbuluar fare rastësisht gjatë restaurimit të ndërtesës që mbante fshehur për vite me radhë kalvarin e vuajtjeve të një populli që u shfaq kundër regjimit. Godina që dikur njihej si Komiteti i Partisë, ndodhur në qendër të qytetit, përballë Katedrales, sot i përket familjes Koçibelli. Punimet për restaurimin e saj, nxorën në pah se bodrumet e saj kanë shërbyer gjatë kohës së diktaturës si qeli torturash dhe hetuesie.

Në muret e ngushta kanë mbetur të paprekura dëshmi të torturave ndaj të dënuarve: mbishkrime, data, emra apo thënie të të dënuarve politikë: "Kush gabon pëson, kush shpreson nuk gabon", është një thënie e shkruar në mur.Ylber Merdani, është një dëshmi e gjallë e këtyre torturave. Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, ai thotë se në këto biruca kanë humbur jetën nga torturat 50 persona. Kryetari i nderit të shoqtarës së të burgosurve anti-komunistë, thotë se në katin e sipërm ishin zyrat e partisë, ndërsa poshtë tyre ishin birucat e hetuesisë, në të cilat është tortuaruar duke i paralizuar gishtërinjtë e duarve, edhe babai i tij Fuat Merdani.

"Fillimisht erdhën nga mali që pushtuan Korçën dhe qenë e parë që bënë krijuan këto qendra hetuesie dhe burgje. Shtëpia e Rrokos e njohin korçarët, sipër u bënë zyra kurse poshtë biruca të hetuesisë, njësoj siç kishte tek ish-bashkia në Korçë, ose në shumë vende të tjera ku njerëzit torturoheshin me tortura që janë kalonin edhe mesjetarëve. Këtu janë torturuar shumë njerëz të ndershëm korçarë, i vetmi faj i tyre ishte që nuk u pajtuan me komunistët. Ata nuk e shpreheshin, por ishin njerëz, filantropë, bënin mirësira dhe kishin influencë tek populli, kjo nuk i pëlqente komunistëve", tregon ai.

Recommended