Report Tv - Firma 'Syla' me mangësi! Në pallatin ku vdiqën dy punëtorë, asnjë inspektim!

  • 5 years ago
TIRANE - Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku humbën jetën dy punonjës e u plagosën 3 të tjerë si pasojë e rrëzimit të skelës së firmës Syla, policia ka vënë në pranga dy drejtues teknikë të dy kompanive, e ndërsa shpalli në kërkim pronarin e firmës Syla, Petrit Syla. Për Report Tv, inspektori Armand Loga shprehet se kësaj firme i janë vërejtur mangësi gjatë inspektimeve, e ndërsa në pallatin 13 katësh ku po punohej prej më shumë se një muaji, nuk është kryer asnjë inspektim.

***

Vihen në pranga 2 drejtues teknik të kompanive që po punonin në fasadën e pallatit 13 katësh, ku nga shembja e skelës së firmës ?Syla?, ku ata po punonin prej më shumë se një muaji, u mori jetën dt punonjësve e plagosi rëndë 3 të tjerë.

Në pranga policia vuri Xhimi Tarushi me detyrë Drejtues Teknik i punimeve në firmën ?Xhimi? si dhe Ilir Bendo me detyrë Drejtues Teknik i sigurisë së punimeve në firmën skela ?Syla?.

Ndërkohë që në kërkim shpallën pronarin e njëkohësisht administratorin e kompanisë së skelave 'Syla', Petrit Syla.

Recommended