Ora News - Hajdutët boshatisin dy shtëpi në Korçë gjatë natës, vjedhin orenditë shtëpiake

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Dy shtëpi, pronarët e të cilave jetojnë në Greqi janë vjedhur në Korçë. Banesat ndodhen në lagjen numër 4 të qytetit.

Mësohet se në banesa janë marrë orendi shtëpiake. Mendohet se vjedhja ka ndodhur gjatë natës, por vetëm pasditen e sotme është vënë re nga banorët e lagjes.

Njëra nga banesat është në pronësi të shtetasit Nasi Cekani. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet.

Ngjarja pason vjedhjen e dy ditëve më parë në lagjen numër 3 të qytetit, ku maskat e armatosura grabitën shtëpinë e një çifti të moshuarish.

Banesa ishte në pronësi të çiftit Foni dhe Afërdita Rapos.

Në banesën e Foni Rapos, rreth 85 vjeç, dyshohet se janë marrë rreth 1 milion lekë të vjetra, teksa çifti jeton vetëm pasi të afërmit i kanë në emigracion.

"Ishim duke ngrënë darkën. Dy persona me maskë, armë dhe thikë u futen nga dera e pasme. Na kërcënuan dhe goditën. Mua më goditën me qytën e pistoletës në kokë, ndërsa gruan Afërdita në krahë dhe këmbë. Na nxorën edhe thikën. Bërtisnin 'lekët, lekët'.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/hajdutet-boshatisin-dy-shtepi-ne-korce-gjate-nates-vjedhin-orendite-shtepiake

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended