Report TV - I vendosen 200 gr tritol gjatë natës lokalit në Vlorë, nuk shpërthen

  • 5 years ago
VLORE - Një biznesi tip bar-kafe i është vendosur rreth 200 gr tritol gjatë natës në lagjen "Pavarësia" të qytetit të Vlorës. Tritoli nuk ka shpërthyer fatmirësisht, ndërsa dyshohet se akti mund të ketë qenë edhe një mesazh për pronarin e lokalit, Adriatik Brahimaj. Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë konstatuar lëndën shpërthyese në momentin kur kanë tentuar të hapin lokalin në orët e para të mëngjesit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policore. Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të përfshirë në këtë ngjarje. 

Njoftimi i policisë për ngjarjen

Informacion paraprak

Më datë 31.01.2019, në orën 07:20, në lagjen "Pavarësia" Vlorë në hyrjen e një lokali në rrugën e "Çipajve" është konstatuar një pako e dyshimtë. Grupi hetimorë me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.

Recommended