Kurdet aleance me Assad kunder Turqise

  • 5 years ago
Banorët e Hasakas në rajonet kurde në veri të Sirisë rikthimin e ushtrisë së presidentit Bashar al-Asad e kanë pritur me festime.

Ushtria turke do të ketë përballë atë siriane të presidentit Bashar al-Assad. Të braktisur nga amerikanët, grupet militante kurde lidhën marrëveshje me Damaskun, që lejon ushtrinë siriane të rikthehet në rajonet në verilindje të Sirisë, aty ku këmba e tyre nuk shkelte që prej 2014-s, kur territoret kurde ranë në duart e Shtetit Islamik.

Sulmi turk kundër militantëve kurdë vijon i ashpër. Këto xhirime tregojnë momentet e bombardimeve të ushtrisë turke në qytezën e Ras al-Ainit.

Sulmi i ka marrë jetën 14 personave, ku krahas militantëve kurdë humbën jetën edhe 5 civilë të pafajshëm dhe u plagosën 10 të tjerë. Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar sanksione të ashpra ekonomike kundër Ankarasë, për sulmin ndaj kurdëve. Megjithatë ai nënshkroi së fundi edhe tërheqjen e 1 mijë trupave amerikane të mbetura në veri të Sirisë.

Analistët parashikojë që sulmi turk në Siri, të krijojë një çarje në marrëdhëniet e ngrohura së fundi mes Erdoanit dhe Putinit, pasi Kremlini duhet tashmë vazhdojë të ndihmojë ushtrinë e aleatit të përhershëm Bashar al-Assad në betejën për të mbrojtur kurdët.

Tv Klan

Recommended