Top News - Austria kundër Turqisë, akuza të hapura për spiunazh

  • 3 years ago
Shërbimi sekret turk përpiqet të rekrutojë në gjithë Europën informatorë nga qarqet e imigrantëve që të mbikëqyrin kundërshtarët e Presidentit turk Rexhep Erdogan.


Por në Austri nuk ka vend për spiunazhin turk?, deklaroi ministri i Brendshëm austriak Karl Nehammer një konferencë të posaçme shtypi gjatë së cilës njoftoi se shërbimi austriak kundër spiunazhit ka zbuluar në Vjenë të paktën një spiun të shërbimit sekret turk për botën e jashtme MIT. ?Sipas hetimeve personi i akuzuar pranoi se ishte rekrutuar nga shërbimi sekret turk për të spiunuar emigrantë me origjinë turke në Austri dhe për të raportuar për ta tek autoritetet turke ?.

Sipas mediave austriake fjala është për një grua me origjinë turke. ?Ky rast nuk është një rast i izoluar dhe tregon se kemi të bëjmë me një sistem. Po ashtu ai është një dëshmi tjetër për taktikat, detyrat dhe qëllimet e shërbimit sekret turk për botën e jashtme?, kanë qenë komentet e në Vjene.

Në fillim, spiunazhi ra në sy javën e fundit të qershorit, kur në lagjen Favoriten të kryeqytetit austriak pati përplasje të dhunshme mes nacionalistëve turq dhe demonstruesve kurdë. Ministri Nehammer tha se gjatë këtyre demonstratave kishin rënë në sy persona që xhironin me video demonstruesit dhe pas demonstratës, 35 nënshtetas austriakë me origjinë turke ishin arrestuar kur po hynin në Turqi.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Austria#Turkey#TopChannel

Recommended