Greqia perserit kerkesat ndaj Shqiperise

  • 5 years ago
?Të respektohen të drejtat e minoritetit?

Teksa Bashkimi Europian është në prag të marrjes së një vendimi për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias përsërit kërkesat e tij ndaj Tiranës dhe Shkupit. Për Shqipërinë, Dendias e vë theksin tek respektimi i të drejtave të minoritetit, pa specifikuar qëndrimin që do të mbajë vendi i tij për negociatat.

?Kërkojmë mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek. Nuk kemi asnjë pretendim ndaj Shqipërisë. Greqia është faktor stabiliteti dhe i garantimit të kufijve, por Shqipëria duhet të kuptojë se rruga europiane e saj përfshin mbrojtjen e vlerave europiane, që garanton mbrojtjen e minoriteteve. Këtu presupuzohet edhe respekti ndaj pronës. Nuk mundet që pronat në bregdetin e Himarës që mos jenë objekt mbrojtjeje.?

Ndërsa Maqedonisë së Veriut, kryediplomati grek i bën thirrje të respektojë rigorozisht detyrimet që burojnë nga marrëveshja e Prespës.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, në një intervistë për shtypin vendas, le të kuptohet se Greqia ka mundësi t?i përsërisë kushtet e veta ndaj Tiranës dhe Shkupit, edhe gjatë samitit të BE-së, më 18 Tetor. Analistët vlerësojnë se Athina nuk do të pengojë hapjen e negociatave, pa i ndarë të dy vendet. Por nga ana tjetër, do të insistojë që kërkesat e saj për minoritetin dhe marrëveshjen e Prespës, të përfshihen në rezolutën përfundimtare.

Tv Klan

Recommended