Wake Up/ Tre muskutjerët: Greqia na ka surprizuar me mikpritjen ndaj nesh dhe muzikës sonë

  • 4 years ago
Tre muskutjerët e muzikës shqiptare kantautori Elton Deda dhe këngëtarët Aleksandër Gjoka dhe Redon Makashi tashmë kanë kapërcyer kufijtë. Ata kanë ndezur skenën me koncertin e tyre të mbajtur në Athinë me 8 shkurt dhe sot do vijojnë me koncertin e radhës që do të mbahet në Selanik në orën 20:00 në mbrëmje. Ky koncert vjen në bashkëpunim me orkestrën simfonike të muzikës moderne të radio televizionit grek (ERT), ku marrin pjesë edhe artistët grek Kristo Dantis dhe Thanasis Polikandriotis. Koncerti i titulluar ?Rroku bashkon njerëzit? nisi në Amfiteatrin e Tiranës në muajin tetor 2019 për të vijuar më pas me dy koncertet në fjalë. Theksojmë se një pjesë e të ardhurave nga shitja e biletave, siç është bërë e ditur më herët, do të shkojnë për fondin e rindërtimit të shtëpive të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended