Ora News - Nobelin për Letërsi e rrëmben shkrimtarja polake dhe shkrimtari austriak

  • 5 years ago
#rtvora

Një shkrimtare polake dhe një austriak fituan çmimet Nobel për Letërsinë,

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2019 iu dha shkrimtarit austriak Peter Handke. Dramaturgu dhe romancieri 76-vjeçar u vlerësua për "për veprën e tij ndikuese. Me zgjuarsi gjuhësore eksploroi periferinë dhe specifikën e përvojës njerëzore", thuhet në deklaratën e Akademisë

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2018 iu dha shkrimtares polake, Olga Tokarczuk. Romancierja 57 vjeçare u vlerësua për imagjinatën narrative që me pasion enciklopedik paraqet kalimin e kufijve si një mënyrë jetese.

Akademia Suedeze, që mbikëqyr çmimin prestigjioz, pezulloi vitin e kaluar dhënien e çmimit për të bërë ndryshime në proceset e saj pasi u përfshi në një skandal seksual.

Jean-Claude Arnault, bashkëshorti i anëtares së Akademisë Katarina Frostenson u dënua me 2 vite burg në tetor për përdhunim.

Frostenson u tërhoq dhe ngjarjet shkaktuan krizë në Akademi përfshirë pretendimet për konflikte interesit dhe bërjen publike para kohe të emrave të fituesve.

Kjo çoi në rënien e besimit të publikut tek Akademia.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/cmimi-nobel-letersi-me-dy-fitues-kete-vit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended