Pamjet nga aksidenti me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës
  • 5 years ago
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu dhe plagosjen plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas policisë, shkak për përplasjen e 2 automjete dyshohet se është bërë lagështira në rrugë.

Si pasojë e përplasjes së fortë ka ndërruar jetë pasagjeri i njërit prej automjeteve, 19-vjeçari K. H., ndërsa drejtuesi i njërit prej automjeteve (D. R) dhe pasagjeri F. Xh. u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Tvklan.al sjell pamje nga vendi i ngjarjes. I shtrirë në tokë dhe i mbuluar duket edhe viktima, ndërkohë që aksidenti ka shkaktuar trafik në rrugë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit./tvklan.al
Recommended