Report Tv-Oferta për autostradën Tiranë-Durrës

  • 5 years ago
Zbulohen detaje të ofertës, që ende është në studim e sipër, të ardhur në ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës, lidhur me koncesionimin e superstradës Tiranë-Durrës. Është një kompani indiane, e përfaqësuar në Shqipëri nga AlbStar dhe Trema Engeenering, e cila propozon ta bëjë me gjashtë korsi rrugën më të rrahur në vend, kundrejt pagesës që do të ishte 2 euro për autoveturat dhe 5 euro për automjetet më të mëdha.

Kompania premton të marrë përsipër edhe rregullimin e rrugës alternative, asaj të Ndroqit, e cila është në gjendje shumë të keqe aktualisht, duke mundësuar një kalim pa pagesë për ata që nuk kërkojnë arritjen sa më shpejt në Durrës.

Sipas ligjeve në fuqi, oferta e pakërkuar duhet të studiohet nga ana e dikasterit, para se të kalojë në qeveri. Kjo e fundit, në rast se e miraton, shpall tenderin, duke i dhënë një numër pikësh firmës që po e propozon.

Por, ndërkohë, ka qenë ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i cili ka thënë se ofertat e pakërkuara nuk do të pranohen më dhe për këtë qëllim është përgatitur edhe projektligji përkatës që amendon ligjin aktual.

Recommended