Hyjne duke kenduar ne studio, artistet surprizojne Luan Zhegun per 70-vjetor

  • 5 years ago
Para disa ditësh, Luan Zhegu festoi ditëlindjen e tij të 70-të me miqtë dhe kolegët e tij. Pjesë të festës kanë qenë këngëtarë, kompozitorë dhe artistë të shumtë. Por përveç festës në natën e ditëlindjes një kujtim i bukur për kompozitorin do të mbetet edhe emisioni i sotëm ?Rudina?, ku Zhegu ishte i ftuar për të rrëfyer karrierën e tij të gjatë dhe festën e 70-vjetorit.
?Mendova se do të ishte ditëlindje e zakonshme, por shkoi shumë bukur?.
Ndërkohë që fliste për festën e ditëlindjes drejtuesja e emisionit, Rudina Magjistari e surprizoi duke i sjellë në studio disa prej miqve të tij gjithashtu artistë si Liljana Kondakçi, Alida Hisku, Kozma Dushi dhe Osman Mula. Ata hynë në studio duke kënduar këngën e ditëlindjes për mikun e tyre, i cili i surprizuar i falënderoi të gjithë.
?Unë nuk di si ti falënderoj. I kam pasur edhe natën e ditëlindjes dhe i dhanë një shkëlqim të jashtëzakoshmëm asaj mbrëmje. Ishte mbrëmje me shi, por nuk u kuptua sepse festa ishte e madhe?.
Gjatë emisionit artistët gjithashtu ndanë me publikun kujtime nga marrëdhënia e tyre me artistin Luan Zhegu.
?Ka qenë një atmosferë e jashtëzakonshme, këndonte gjithë salla, atë natë këndoi Liljana, Irma, Eranda, Komi, të gjithë të mrekullueshëm. Lëvizja në skenë nuk ka rëndësi, sot këngëtarët po lëvizin e s?po këndojnë asgjë. Më mirë mos me lëviz e me than diçka. Luani është këngëtar i mrekullueshëm dhe ishte mbi një logjikën e një solisti. Luani nuk këndonte çfarë i jepnin, vinte dorë. Ka ditur shumë mirë të zgjedhë?, tregoi Mula.
?Me Luanin kam bashkëpunuar, ka qenë profesionist dhe kishte shumë kërkesa. Shkëmbenim biseda dhe donim gjithnjë që të rritej niveli?, tha Liljana.
?Të gjithë kënduam atë natë, është një jetë, kemi 50 vjet që njihemi me Luanin. Brezi jonë është një familje e madhe sepse kemi qenë dhe jemi ende një familje e madhe. Unë nuk pata fatin të jetoj me ta sepse në moshën 24 vjeçare u ndava nga gjiri i tyre, për tu hedhur në një mal tjetër të jetës, por jam gjallë dhe jam këtu. Dhe unë kam nderin sot që për këtë mik të rrallë të flas edhe unë dy fjalë. Siç e dinë të gjithë edhe unë kam qenë në cirkun e Tiranës dhe aty e kam njohur Luanin. Por dua të them sot një sekret që nuk e kam thënë asnjëherë dhe ta merrni vesh sot. Një ditë para arratisesha ka qenë vetëm Luan Zhegu që e ka ditur dhe asnjeri tjetër. Kjo tregon besimin, bashkëpunimin dhe gjithçka. I kam thënë: ?Luan unë do marr fëmijët dhe do iki?. Më tha hajde të të puth se nuk i dihet nëse do të të shoh më?, tha Hisku.
?Luani ka pasur oxhakun e vet dhe s?ka pasur xhelozi mes nesh. Luan Zhegu solli progres dhe mënyra si këndonte nuk e kapnim dot. Luani përzgjidhte këngët, nuk këndonte kot. Ka një diksion të shkëlyer dhe ka mjeshtëri teknike. Kam shumë kujtime me të dhe i jam mirënjohës Luanit sepse ka shkruar shumë këngë për mua. Luanin e kam dashur shumë gjithë jetën, do ta dua derisa të mbyll sytë, është një mik shumë i mirë?, tha Dushi./tvklan.al

Recommended