RTV Ora - Tahiri harron 'hallet' me drejtësinë, argëtohet duke kënduar "Moj e bukura more"

  • 5 years ago
#rtvora
Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, nuk i ndahet pasionit të tij për muzikën.

Fakti që nuk është profesionit nuk e pengon atë për tu ngjitur herë pas here në skenë dhe për të demonstruar aftësitë e të kënduarit.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në fundjavë në një nga lokalet e kryeqytetit ku ka performuar përkrah këngëtares së njohur Eneda Tarifa këngën e njohur arbëreshe dhe mjaft të dashur për publikun "Moj e bukura more".

Sakaq ish-ministri i Brendshëm pritet të dalë para gjykatës me dy akuza tepër të rënda, trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.

Me 3 prill janë përcaktuar gjyqtarët që do gjykojnë ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Trupa gjykuese përbëhet nga Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tahiri-harron-hallet-me-drejtesine-argetohet-duke-kenduar-moj-e-bukura-more

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended