Pamjet kur Santiago Malko plagosi dy vellezer, pikenisja e ekzekutimit mafioz

  • 5 years ago
Tvklan.al ka siguruar pamjet e një viti më parë, kur Santiago Malko plagosi me armë dy vëllezër në një lokal bastesh në zonën e Kinostudios në Tiranë. Ka qenë data 27 Qershor 2018 pak para mesnatës, kur ish-polici Santiago Malko së bashku me miqtë e tij u konfliktua me grupin rival. Sherri që nisi verbalisht, degjeneroi në përdorimin e armëve. Sikurse shihet në pamjet e kamerës së sigurisë të lokalit të basteve, dy vëllezërit janë qëlluar me pistoletë nga Santiago Malko. Një person i tretë mbeti I plagosur nga të shtënat. Në video duken edhe momentet kur personat të cilët ndodhen brenda lokalit të basteve, hedhin në rrugë karrige e sende të tjera.
Tvklan.al ka qenë në vendngjarje kur ndodhi sherri masiv mes dy grupeve Qershorin e vitit 2018. Dëshmitarët thanë se ishin dëgjuar shumë të bërtitura dhe të paktën 20 të shtëna me armë, kur dy grupet rivale qëllonin në drejtim të njëri-tjetrit.
Pikërisht kjo ngjarje e ndodhur para pak më shumë se një viti, besohet se është shkaku i atentatit në Tiranë më 27 Gusht 2019, kur ish-polici Malko u ekzekutua teksa po udhëtonte me makinë në rrugën ?Xhanfize Keko? në zonën e Porcelanit në kryeqytet.
Për këtë ngjarje Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur në kërkim 8 persona si të dyshuar. Ata janë vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, Fatmir Hyseni, Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku dhe Dritan Agaj. /tvklan.al

Recommended