Report TV - Pamjet kur FA shpëton me gomone dy persona

  • 6 years ago
VLORE - Burrë e Grua të bllokuar prej më shumë se një orë nga rrjedha e lumit Shushicë, pasi furgoni me të cilin ata udhëtonin u mbulua nga uji, janë shpëtuar nga Forcat e Armatosura. Ka qenë rrjedha e lumit Shushicë e cila ka rrëmbyer furgonin duke e mbuluar në pak sekonda. Pas minutave të tëra paniku, Liljana dhe Bashkim Muhaj janë shpëtuar me një gomone nga Forcat e Armatosura, ku në ndihmë të ekipeve të emergjencës mbërriti edhe një helikopter "Cougar" i FA.

Dy personat që udhëtonin në furgon dolën nga automjeti dhe qëndruan mbi çatinë e tij, deri në mbërritjen e ekipeve të emergjencës të cilët iu erdhën në ndihmë përmes helikopterit të FA dhe një gomonie. Në videon e siguruar ekskluzivisht nga Report Tv dëgjohet gruaja e cila bën thirrje për ndihmë. "Lajmëroni o çuna" ishte thirrja e saj drejtuar banorëve të cilët ndodheshin në breg.

Ndërsa disa çaste më pas atyre iu vjen në ndihmë helikopteri i FA, siç duket edhe nga pamjet ekskluzive të siguruara nga Report Tv, por përmes helikopterit misioni ishte i pamundur për shkak të trysnisë së ajrit dhe u desh ndërhyrja e gomones.

Recommended