Floqi i Korçes ne meshire te fatit!

  • 5 years ago
Banorët: Të rinjtë janë larguar, pleqtë kanë mbetur në qiell të hapur

Ndonëse kanë kaluar 4 muaj që kur banorëve të Floqit iu dëmtuan shtëpitë, për ta nuk ka ndryshuar asgjë. Puna për rikonstruksionin e banesave ka nisur vetëm në një pjesë të vogël të tyre. Disa prej banorëve janë përpjekur t?i rregullojnë vetë shtëpitë.

Puna te banesat e tjera është ndërprerë dhe punëtorët janë larguar nga fshati.

Sipas tyre, rindërtimi i banesave është bërë në mënyrë selektive duke u bazuar te bindjet politike.

Banorët thonë se pas tërmetit të rinjtë janë larguar nga fshati dhe të moshuarit kanë mbetur në qiell të hapur.

Nëse nuk përfundon rindërtimi i banesave disa e kanë gjetur një zgjidhje.

Floqi ishte fshati më i goditur nga tërmeti i 1 Qershorit ku u dëmtuan rreth 200 shtëpi. Situata vështirësohet për banorët pasi po afron dimri dhe ata nuk kanë më shpresë se do të futen në shtëpitë e tyre në ditët e ftohta.

Klan Plus

Recommended