Ora News - Sejko: Paraja cash, nxitës i informalitetit në ekonomi

  • 5 years ago
#rtvora

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se përdorimi i parasë fizike cash mund të konsiderohet si një nxitës i informalitetit në ekonomi.

Në Mbledhjen e Pestë të Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, Sejko u shpreh se ka edhe një kosto shtesë konkrete nga përdorimi si mjet pagese që në nivel ekonomie shkon në më shumë se 1% të PBB.

Sejko: Kjo reflektohet në një përdorim të lartë të parasë fizike cash në ekonominë shqiptare. Ka studime empirike të kryera nga BSH në bashkëpunim me BB rezluton se përdorimi i cash-it në ekonomi përtej efekteve zbehëse tek mekanizmat e BSH në funksion të ruajtjes së stabilitetit të çmimeve dhe atij financiar dhe zhvillimit ekonomik, ka edhe një kosto shtesë konkrete nga përdorimi si mjet pagese që në nivel ekonomie shkon në më shumë se 1% të PBB. Për më tepër përdorimi i parasë fizike mund të konsiderohet edhe si nxitës i informalitetit në ekonomi.

Denaj: Ligji i fiskalizimit sot është në fazën finale të konsultimit. Ka kaluar një muaj e gjysmë një konsultim publik me të gjitha palët e interesit për të synuar dhe komunikuar drejt objektivin e tij, i cili synon në minimizimin e nivelit të ekonomisë informate, përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave, identifikimin e lehtë të evazionit, bërjen e auditimit të taksave me më tepër elemente, uljen e nivelit të korrupsionit në administratë, ofrimi me shumë shërbime publike për qytetarët dhe biznesin dhe pozicionimin e Shqipërisë më afër standarteve të BE.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/sejko-paraja-cash-nxites-i-informalitetit-ne-ekonomi

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/FC1vwbZt1I8
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended