Ora News - Aksioni kundër informalitetit, bllokohen 1 6 milionë litra gaz

  • 5 years ago
#rtvora

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror Teknik Industrial kanë vendosur bllokimin e 1.6 mln litra gaz.

Shkak është bërë evidentimi se subjekti tregtar kishte një detyrim të papaguar prej 38 mln lekësh të reja.

Kryeinspektori i ISHTI Admir Abrija bën me dije se subjekti kishte mangësi jo vetëm në cilësi të produktit, por edhe në shmangien e fiskut.

Por si funksionon kjo skemë?

Ora News ka investiguar edhe më herët kompanitë hidrokarbure dhe mënyrën si i shmangen pagesës së akcizës. Sipas ndryshimeve në tarifat doganore të miratuara nga qeveria, subjektet që importojnë gaz për automjete do taksohen me vlerën e akcizës 13 lekë për litër. Ndërkohë subjektet që tregtojnë gaz për përdorim familjar akcizën e kanë më të ulët.

Por subjektet shesin gazin për gatim në po të njëjtin vend ku shitet për automjete, duke iu shmangur kështu detyrimin.

Rezulton se shumica e gazit të importuar shkon për automjete që duhet të paguajnë me 13 lekë akciz për litër. Në këto kushte të humburit e mëdhenj janë konsumatorët që paguajnë çmimin megjithë akcizë si dhe shteti që nuk arkëton nga sasitë e hyra në treg, ndërsa kompanitë private shtojnë fitimet në mënyrë të jashtëligjshme.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/bllokohen-16-milione-litra-gaz

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended