Gjermania i thotë 'PO' Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për çeljen e negociatave me BE
  • 5 years ago
Gjermania thotë "PO" Shqipërisë! Me 395 pro, 188 kundër dhe 16 abstenim, parlamenti gjerman votoi pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Pas një diskutimi që ka zgjatur për rreth 45 minuta, Gjermania i jep dritën jeshile Shqipërisë në rrugëtimin e saj europian.

Një vendim pozitiv është marrë edhe Maqedonia e Veriut. Për këtë të fundit rekomandohet hapja e pakushtëzuar e negociatave ndërsa për Shqipërinë me 9 kushte. Në fazën e parë është vënia në punë e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe Reforma Zgjedhore, në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Për të vijuar me 7 kushte të tjera në fazën e dytë.
Recommended