Gent Cakaj merr mbështetjen e ministrit çek: BE të mbajë premtimin për çeljen e negociatave

  • 5 years ago
Çekia mbështet çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ministri i Punëve të Jashtme të Çekisë, Tomas Petricek gjatë konferencës për mediat në Tiranë me ministrin në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, u shpreh se ka ardhur koha që Bashkimi Europian të mbajë premtimin për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në qershor.

?Besojmë se do të kemi një konsensus për çeljen e negociatave në mbledhjen e këshillit në qershor. Kam biseduar me një sërë partnerësh dha jam përpjekur që t?jua bëj të ditur rëndësinë që ka marrja e një vendimi pozitiv për popujt e këtyre vendeve sepse ka një mbështetje të konsiderueshme për BE nga popullsia në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëria?, u shpreh Petricek

Ndërsa ministri në detyrë Gent Cakaj, vlerësoi mbështetjen konkrete që Cekia po i jep Shqipërisë në procesin e anëtarësimit.

Palët konfirmuan se avancimi i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut në proceset integruese është një sinjal pozitiv për rajonin, por dhe për sigurinë e vetë BE-së dhe procesin e zgjerimit.

Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira në aspektin dypalësh dhe u shpreh interesi që ky bashkëpunim i shkëlqyeshëm politik të kthehej në bashkëpunim ekonomik.

U vlerësua mbështetja konkrete që Çekia do të ofrojë për asistencë në procesin e integrimit, në marrjen e një vendi jo permanent në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në të ardhmen si dhe u shpreh vullneti për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik e të investimeve në fusha me interes të përbashkët si energjia, turizmi, bujqësia, e të tjera.

Recommended