Ne çadra vetem gjate nates

  • 5 years ago
Pas panikut që shkaktuan lëkundjet e tokës, Durrësi duket se i është kthyer normalitetit. Qytetarët të cilët e kaluan natën jashtë, në çadrat e vendosura pranë stadiumit ?Niko Dovana?, janë zhvendosur në shtëpitë e tyre.
Ndonëse nata e dytë i ka gjetur jashtë, ata thonë se ndihen më pak të frikësuar. Në disa banesa gjurmët e tërmeteve janë të dukshme. Ndaj për të vlerësuar rrezikun, ato po i drejtohen vetë institucioneve kompetente.
Zyrtarët e Bashkisë flasin për 353 banesa dhe apartamente të dëmtuara. Në terren po punojnë 11 grupe konstatimi dhe verifikimi, në mënyrë që çdo banesë të kalojë nën siten e specialistëve për të vlerësuar dëmin.

Recommended