RTV Ora - Në Kuçovë uji sigurohet si në mesjetë, banorët e mbushin në burime

  • 5 years ago
#rtvora
Banorët e lagjes "Fermë Çlirim" në Kuçovë thonë se prej tetë vitesh detyrohen ta sigurojnë ujin e pijshëm si në mesjetë duke e mbushur në burime e transportuar me krah apo kafshë. Puset nuk janë zgjidhje në këtë zonë pasi toka është e pasur me naftë dhe uji del i ndotur.

Rreth 80 familje të lagjes "Fermë Partizani" në qytetin e Kuçovës nuk furnizohen me ujë të pijshëm prej 8 vjetësh, ndërsa paguajnë faturat aforve.

Në këto kushte ata detyrohen ta sigurojnë ujin në burime të tjera, nga ku e mbajnë me krah, kafshë barre apo duke paguar mjete transporti.

Brenda oborreve të shtëpive në të gjithë zonën duken qartë bidona, kova e fuçi, ndërkohë që në rubinetat e çezmave të tyre nuk rrjedh ujë.

"Po mbushim nëpër bote. E blejmë ujin për tu larë."

Një pjesë e banorëve kanë hapur puse, por uji që del prej tyre nuk pihet pasi vete lagjia është zonë naftëmbajtesë.

Banorët thonë se kjo situatë vijon prej vitesh dhe pavarësisht ankesave nuk po merr zgjidhje.

"Kemi lajmëruar ndërmarrjen në komunë, vjen drejtori dhe e shikon që nuk kanë ujë çezmat dhe thotë nuk kemi çfarë të bëjmë."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ne-kucove-uji-sigurohet-si-ne-mesjete-banoret-e-mbushin-ne-burime

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended