RTV Ora - Veliaj i bashkohet grupit të vullnetarëve për të pastruar Vaqarrin

  • 5 years ago
#rtvora

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu është bashkuar grupit të vullnetarëve për të pastruar kryeqytetin.

Në Vaqarr qeset plastike dhe mbetjet e ngurta kishin një ambient të rëndë për udhëtarët.

Duke e konsideruar Tiranën shtëpi të përbashkët Veliaj bëri apel për të kontribuar për ta mbajtur pastër.

Erion Veliaj: "Disa gjëra për të qenë europianë i kemi në dorë vetë, për të pastruar, hequr gomat, shishet, mbeturinat, për të hequr të gjitha papastërtitë. Nuk na i kanë bërë armiqtë imagjinarë, as greku, as serbi, as turku, i kemi bërë vetë. Tirana sot është si dita me natën, ku e ku më e pastër. Por duhet të jetë xixë nëse realisht duam të jemi një vend evropian."

Në qendër të vëmendjes janë edhe ambientet rreth institucioneve arsimore si edhe dita e parë e shkollës.

Erion Veliaj: "Dua ti ftoj të gjithë qytetarët jo vetëm për çështje higjiene dhe pastërtie, por edhe për çështje mobiliteti, nëse shkolla, çerdhja apo kopshti janë afër merre fëmijën për dore, kalo pak kohë në mëngjes para se të shkojë në shkollë dhe jo të dyndemi të gjithë në makina. Kjo është Tirana është kjo që keni, ka rrugët që ka pasur në vitin '89."

Kreu i Bashkisë së Tiranës theksoi se në kryeqytet do të zhvillohet një sërë aktivitetesh që do tërheqin një numër të lartë vizitorësh ndaj e konsideroi mbajtjen e ambienteve pastër një detyrë për të gjithë banorët.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/veliaj-i-bashkohet-grupit-te-vullnetareve-te-pastruar-vaqarrin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended