RTV Ora – Shoqata “Devolli” i bashkohet nismës për mbjelljen e pemëve

  • 5 years ago
#rtvora
Nismës së mbjelljes së pemeve në kryeqytet i është bashkuar për të tretin vit radhazi, shoqata ?Devolli?. Anëtarë të saj së bashku me familjet e tyre mbollën pemë në Parkun e Liqenit, në atë që njihet si ?Pylli i Dritëroit?. I pranishëm ishte edhe kryetari Veliaj, i cili tha se po arrihet rekordi i vendosur për pemët.

Veliaj: Jam shumë i lumtur që shoqata ?Devolli?, por edhe një pafundësi organizatash, familjesh janë bërë pjesë e kësaj fushate. Jemi thuajse afër rekordit tonë të pemëve. Sot jemi duke punuar në disa zona të Tiranës, edhe në Farkë, edhe në Allgjatë, edhe në Vaqarr, edhe në Kashar dhe jam i bindur që në fund të këtij sezoni, realisht do të kemi lënë një pajë për gjeneratën tjetër. Rrënjët që hodhëm sot janë simbolikë e një Tirane që ka hapur dyert, zemrën, mendjen, për të gjitha grupimet që vijnë nga zona e treva të ndryshme të Shqipërisë, dhe që sot e ndiejnë veten tiranas, por pa harruar nga kanë ardhur

Kryebashkiaku nënvizoi se Tirana është një qytet i destinuar të rritet dhe këtë e tregon edhe numri i lartë i atyre që zgjedhin ta ndërtojnë jetën e tyre këtu.

Veliaj: Sot, të dhurosh jetë, të japësh oksigjen, të shtosh gjelbërimin është një ndër gjërat më të mira që mund të bëjmë. Tirana, duam apo s?duam ne, do të vazhdojë të shtohet me familje që e shohin të ardhmen e tyre në metropolin e shqiptarëve, ndaj nuk ka asnjë iluzion që Tirana do të vazhdojë të rritet. Do ketë edhe apartamente e ndërtesa ku njerëzit do banojnë. Ajo që bëjmë ndryshe kësaj here është se kemi një balancim: patjetër Tirana do zmadhohet, por duhet të ketë gjelbërim, mbjellje pemësh dhe duhet balancuar me atë që e quajmë një zhvillim i qëndrueshëm.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash për ruajtjen e mjedisit, sikurse është shtimi i gjelbërimit, korsitë e biçikletave dhe transformimi i transportit publik.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shoqata-devolli-i-bashkohet-nismes-mbjelljen-e-pemeve
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended