Soni Malaj i bashkohet nismës së Erion Veliajt, ja si e 'pagëzon' pemën e saj
  • 5 years ago
Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Soni Malaj, iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës për të mbjellë pemë, me synimin për të shtuar gjelbërimin e qytetit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e falenderoi këngetaren për kontributin e saj artistik dhe u shpreh se tashmë me pemën ?Kamelia? që ajo mbolli në Parkun e Liqenit Artificial, ka dhënë një kontribut për ta bërë qytetin më të jetueshëm dhe më të mirë për brezat e ardhshëm.

?Soni Malaj, e cila ka lënë një emër të shkëlqyer në qytetin tonë, sot hodhi edhe rrënjë, ama jo rrënjë simbolike, por rrënjë të vërteta. Ajo mbolli një super pemë të bukur ?Kamelia?, për të gjithë ata që do të vijnë gjatë gjithë këtij sezoni artistik në Amfiteatrin e Tiranës, sa hyn në derën kryesore, në të djathtë do të shohin pemën e Sonit. Jam shumë i lumtur sepse mesazhi që japim është se nuk mjafton vetëm me qenë artist i mirë, duhet me qenë mbi të gjitha qytetar i mirë?, tha Veliaj.

Më tej, ai theksoi se falë punës së bërë jo vetëm me gjelbërimin, por edhe me sistemimin dhe rikonstruksionin e gjithë Parkut të Liqenit Artificial, ai është kthyer në vendin më të preferuar të qytetarët, por edhe për artistët, që tashmë kanë një hapësirë dinjitoze për të bërë koncerte në natyrë. Ndaj, ai ftoi të gjithë artistët që të mbjellin pemë dhe të bëhen pjesë e angazhimeve artistike në Amfiteatrin i Liqenit.

?Një qytetar i mirë tregon kujdes për gjërat e qytetit; patjetër për karrierën e tij, për fansat, artin, muzikën, por edhe për pastërtinë, për gjelbërimin dhe për kulturën e përgjithshme, që na emancipon. Ndaj, Soni, unë të jam shumë mirënjohës, mezi pres që pas pemës të na bësh edhe një dhuratë tjetër, ndoshta ndonjë super spektakël tek Amfiteatri i Liqenit. Kemi një sezon me mbi 100 shfaqje, por jo të gjitha janë njësoj, disa janë super speciale dhe mezi pres që për të gjithë fansat e ?Spirit Voice?, të tuat personalisht, edhe të gjithë karrierës tënde, të na bësh një surprizë?, shtoi Veliaj.
Recommended