RTV Ora - Aksidenti me makinën ruse tek "Shqiponja" hetohet dhe pista e atentatit

  • 5 years ago
#rtvora

Policia e Tiranës dyshon se përmbysja e makinës luksoze me targa ruse, mbrëmjen e 11 shtatorit tek rrethrrotullimi i sheshit "Shqiponja" ka ndodhur si pasojë e një atentati të dështuar. Kjo është pista e dytë që po hetohet bashkë me atë të aksidentit rrugor.

Nga ekspertiza paraprake ka rezultuar se automjeti tip G - class është përplasur nga një tjetër makinë nga pas. Ky fakt ka ngritur dyshimet tek blutë se pas ngjarjes fshihet tentativa për atentat ndaj drejtuesit të mjetit.

Grupi hetimor ka siguruar dëshminë e shoferit 34-vjeçar, Eldin Dergjinit, i cili ka deklaruar se ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi dhe është goditur nga një makinë nga pas dhe është përplasur me bordurën e rrugës, nga ku ka humbur kontrollin e automjetit.

Më pas ai është shprehur se është larguar me këmbë dhe me një taksi ka mbërritur në një spital privat, pasi kishte marrë plagë të lehta.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/deshmia-e-te-riut-nga-shkodra-u-permbysa-me-makine-pasi-me-perplasi-nje-tjeter-mjet

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended