Report TV -Tronditet Librazhdi/ Burri masakron gruan me thikë e më pas hidhet në kati i katërt

  • 5 years ago
LIBRAZHD- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Librazhdin mbrëmjen e sotme. Një burrë ka masakruar me thikë gruan e tij L. Gjokola 49 vjeçe e më pas është hedhur nga kati i katërt i pallatit duke gjetur edhe vdekjen.

Mësohet se burri i cili ka kryer këtë akt të rëndë është Daut Gjokola, 53 vjeç. Sipas policisë bashkëshortja e tij është transportuar menjëherë për në spital por nuk ka mundur t?I mbijetojë plagëve të marra.Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje e cila ndodhi në një banesë në qendër të qytetit të Librazhdit. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Recommended