RTV Ora - Marubi tregon “Shqipërinë ateiste” në Itali

  • 5 years ago
#rtvora
Fotografi të papublikuara më parë që tregojnë Shqipërinë Ateiste në Komunizëm do të përfaqësojnë Muzeun Marubi në festivalit ndërkombëtar të Fotografisë Monopoli në Itali. Luçian Bedeni, kurator i ekspozitës thotë se ata janë dëshmi për të mos harruar dhe për të kujtuar gabimet.

25 fotografi të paekspozuara më parë të Marubëve dhe Neshatëve që tregojnë Shqipërinë Ateiste gjatë regjimit komunist do të prezantohen për herë të parë në Itali.

Ekspozita ?Muzeu Ateist?, me fotografitë nga Fondi i Muzeut Kombëtar Marubi do të jetë pjesë e festivalit ndërkombëtar ?Monopoli phest 2019? që këtë vit ka tematikën ?besimi dhe mitet?

Drejtori i Muzeut flet për një rritje vit pas viti të muzeut që përkthehet jo vetëm në shtim të numrit te vizitoreve, por edhe një shpalosje më e gjërë e artit dhe kultures shqiptare, pikërisht përmes fotografisë.

Luçian Bedeni, drejtor i muzeut ?Marubi?: Si një mënyrë për të mos harruar, por edhe për të kujtuar gabimet që janë bërë më parë. Kjo ekspozitë tenton të risjellë këtë utopi që ishte instaluar për disa vite me radhë në qytetin tonë. Shumë më gjerë sesa kaq. Për Shqipërinë ateiste gjatë viteve të diktaturës.

Prezantimi i ?Marubit? bëhet në Kështjellën e ?Karlit të 5-të? ku ekspozita do të qëndrojë e hapur nga 6 shtatori deri në 3 nëntor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/marubi-tregon-shqiperine-ateiste-ne-itali

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended