RTV Ora - Ish-drejtuesi i Policisë tregon shkakun e lulëzimit të krimit në vend

  • 5 years ago
#rtvora
Ish-drejtuesi i Policisë së Lezhës, Arben Hadarmataj i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora komentoi situatën kriminale në Shqipëri, referuar ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në kryeqendrën e Veriut, Shkodrën.

Hadarmataj u shpreh se agravimi i stuatës kriminale në Shqipëri vjen edhe për shkak të situatës së rënduar politike.

Hadarmataj: Si në Shkodër dhe më gjerë, situata kriminale nuk është e mirë.Vjen për shumë shkaqe dhe faktorë, nuk duhet ta përzijmë me pjesën politike, por nuk i shmangemi dot, sepse politika është ajo që ka ndikimin kryesor të situatës ku ne jemi aktualisht, sa i përket situatës së rendit dhe qetësisë në Shqipëri.

Gazetarja: Kjo është pesha kryesore, apo një ndër shkaqet?

Hadarmataj: Për mendimin tim një nga shkaqet kryesore. Sepse nëse ka një vullnet të hekurt politik sepse ne e kemi parë në 2005 kur Olldashi ishte ministër dhe kishte një vullnet të hekurt politik, grupet më të rrezikshme si Aldo Bare, u arrestuan dhe shkuan para hekurave. Sot kemi lulëzim të krimit në të gjitha rrethet. Ndoshta është pak më në hije, por është e rënduar. Kemi Tiranën, Elbasanin, Durrësin. Shkaku është politika.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ish-drejtuesi-i-policise-tregon-shkaun-e-lulezimit-te-krimit-ne-vend

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended