Report TV -Testi i Policëve të rinj, kreu i Kolegjit sqaron procedurat

  • 5 years ago
TIRANË- Drejtori i Kolegjit Policor, Drejtues Ylli Vasili ka sqaruar procedurat e fazës së parë të konkurrimit për Patrullë të Përgjithshme. Në një dalje për mediat, Vasili tha se testimi do të zhvillohet në dy faza, të ndara në disa qarqe dhe do të kryhet në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Sa i përket pyetjeve ai do të ketë karakter të përgjithshëm dhe do të kryhet nën monitorimin e kamerave.

"Më datë 4 shtator, në Pallatin e Kongreseve, 2 120 aplikantë do të marrin pjesë në testimin me shkrim. Testimi do të zhvillohet në dy faza, brenda ditës. Në fazën e parë do të marrin pjesë aplikantët e qarqeve Tiranë, Berat, Durrës e Fier, të cilët duhet të jenë prezent në Pallatin e Kongreseve, në orën 07:30 të mëngjesit. Në fazën e dytë do të marrin pjesë aplikantët e qarqeve Gjirokastër, Vlorë, Elbasan, Korçë, Lezhë, Shkodër, Kukës, Dibër, të cilët duhet të jenë prezent në orën 12:00, në Pallatin e Kongreseve. Aplikantët, në momentin që futen në sallën e konkurrimit nuk duhet të kenë me vete celular dhe u ndalohet komunikimi me njëri-tjetrin gjatë zhvillimit të testimit", tha Vasili.

Recommended