Nis sot shpërndarja e librave, Shahini: Rikthimi i librave për ripërdorim ka rezultuar efektiv

  • 5 years ago
Shpërndarja e librave për sezonin e ri shkollor ka filluar sot dhe mbyllet disa ditë para fillimit të shkollës.  Vitin e kaluar rreth 125 mijë nxënës nga klasat e para deri në klasat e katërta kanë përfituar libra falas, për vitin e ri shkollor 2019-2020 numri i përfituesve është rritur në 155 mijë, dhe janë shtuar edhe nxënësit e klasave të pesta. 

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor dhe me anë të një video-mesazhi të publikuar në profilin e saj, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka njoftuar mbi nisjen e shpërndarjes së librave falas për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën.

Duke filluar nga sot, data 2 Shtator, ju mund të shkoni pranë shkollave tuaja dhe të merrni pakot e librave falas. Vetëm tekstet e klasës së parë do të jenë krejtësisht të reja, ndërsa klasat e tjera do të marrin tekstet e përdorura një vit më parë. Nga eksperienca e këtij viti duket se rikthimi i librave në bibliotekat e shkollave për ripërdorim ka rezultuar efektiv për 80% të teksteve.", shkruan Shahini.

Sipas ministres Shahini, nisma është filluar  që vjet dhe janë shpenzuar  600 milion lekë për të blerë librat për të gjithë nxënësit e klasave 1 deri 4, si dhe nxënësit e tjerë të kategorive të veçanta me asistencë sociale, nevoja të veçanta apo minoritarë, të cilët përfitojnë librat falas.

"Sivjet, ngaqë kemi ruajtur shumë mirë librat nga viti i kaluar, kemi patur mundësinë të përfshijmë edhe klasën e 5-të plotësisht në nismën e librave falas. Kështu që, ju mirëpresim nëpër shkolla dhe shumë suksese për vitin e ri shkollor!?, shkruan ministrja e Arsimit.

Recommended