Amerikani qe jeton ne Belsh
- 5 years ago
?Një jetë larg Shqipërisë? është ëndrra e shumë të rinjve, që emigracionin e shohin të vetmen zgjidhje të problemeve të tyre. Në qytetin e Belshit numri i të larguarve është rritur nga viti në vit, dhe qëllim mbetet edhe për të rinjtë e tjerë.
?Do të iki nga Belshi, nuk jetohet këtu?.
?Nuk ka as të ardhura, as punë, do të largohem?.
?Nuk mendoj të jetoj këtu?.
Po ky nuk është rasti i Charlit, 23-vjeçarit nga Bostoni, që larg Amerikës zgjodhi Shqipërinë për të punuar.
Si pjesë e Korpusit të Paqes, Charli aplikoi fillimisht të vinte në Shqipëri, dhe prej muajit Prill punon si mësues i anglishtes në shkollën 9-vjeçare ?Halit Uruçi? të Belshit.
?Do të jem në Belsh për 2 vite, më parë kam jetuar në Librazhd. Fillimisht kisha kureshtje për rajonin e Balkanit, kulturën dhe historinë. Nuk e dija se çfarë më priste në Shqipëri, kisha pare vetëm disa foto në internet. Tani ndihem si në shtëpi, njerëzit janë kaq miqësor, kështu që nuk ishte e vështirë të integrohesha?.
Të rinjtë shqiptarë i vlerëson për zgjuarsinë dhe këmbënguljen, megjithatë emigracionin e quan jo një zgjidhje për ta.
?Fëmijëve duhet t?ju behet e qartë që kur janë të vegjël se mund të jenë të suksesshëm dhe të kenë një karrierë të pasur edhe në Shqipëri, jo vetëm larg saj. Ky vend është i bukur dhe i pasur, duhet investim, ndërsa të rinjtë duhen motivuar?.
Ashtu si Charli, janë mbi 14 mijë të huaj që kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në Shqipëri. Sipas INSTAT, 14.162 të huaj morën leje qëndrimi në Shqipëri gjatë 2018, duke shënuar një rritje me me 9,7 %, krahasuar me 2017.
Tv Klan