Familja qe jeton poshte ures se Lanes - (30 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Një familje me tre veta jeton prej pesë vjetësh nën urën e Lanës. Mbi kokë ?fluturojnë? makinat e rrugës, ndërsa ngjitur me themelet e të ashtuquajturës shtëpi vërshojnë ujërat e ndotur të lumit. Dikur kjo familje banonte në një bodrum në një nga pallatet e Tiranës së Re. Pas përmbytjes së bodrumeve ku banonin, e vetmja mundësi për të futur kokën për këtë familje ishte kjo barakë, që dikur u shërbente për të lënë veglat punëtorëve të ujëra-kanalizimeve.

Sot burrë, grua dhe një fëmijë 8-vjeç banojnë në kaq metra katrorë, ku çfarë frynë dhe çfarë bie jashtë u futet dhe brenda. E zonja e shtëpisë tregon se ka arritur ta shënojë emrin edhe në listën e të pastrehëve të bashkisë, por prej pesë vjetësh e vetmja çati mbi kokë është kjo. E vetmja gjë që uron çdo ditë kjo grua është që kjo barakë të mos shembet./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended