RTV Ora - Flet babai i Indritit: Djali u nis për punë u kthye i vdekur, ku ta kërkoj drejtësinë

  • 5 years ago
#rtvora

Familja Çelaj në fshatin Ngraçan të Fierit ka hapur dyert e mortit. Djali i tyre Indrit Çelaj u vra me plumb në kokë në vilën tre katëshe ku kishte shkuar për të instaluar një kondicioner.

"Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë asnjërit . Kjo është fatkeqësie madhe në Shqipëri. Ti nisesh në punë dhe kthehesh i vdekur është fatkeqësi" të thotë Baftjari, babai i Indritit.

Tregon se vdekjen e djalit e mori vesh nga media.

"Kjo është fakteqësi e madhe. Djali ishte në punë, punonte me kondicionerë se ka mbaruar edhe elektriken. Montonte kondicionerët. Cuni është vrarë ne 11 paradite une e mora vesh në orën 19:00 në darkë. Rrallë gjen djalë si ai , nuk dinte të ofendonte ishte i matur. Ma morën djalin në moshë të re. Në fillim të shtatorit do bënim bufenë. "

Mes dhimbjes babai ka dhe një pyetje që autoritetet duhet të japim përgjigje: "Ku do kërkoj drejtësi?"

Indrit Çelaj, i cili punonte si teknik kondicionerësh u vra dje në mesditë në vilën ku kishte shkuar për të instaluar një kondicioner. Policia ka shpallur në kërkim dy djemtë e pronarit të vilës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/flet-babai-i-indritit-djali-u-nis-pune-u-kthye-i-vdekur-ku-ta-kerkoj-drejtesin

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended