Në 16 shtator nis sezoni i ri shkollor, kur nisin regjistrimet dhe dokumentet që duhen
  • 5 years ago
TIRANE - 16 shatori shënon ditën e parë të shkollës për shkollat 9-vjecare dhe ato të mesme. Fëmijët në të gjithë Shqipërinë do të lenë pas pushimet verore dhe do të startojnë vitin e ri shkollor.

Anila Ferizaj, përgjegjëse e sektorit të programeve të zhvillimit të Arsimit Parauniversitar, shpjegoi për Report Tv se regjistrimet nisin me 2 shtator dhe do të mbyllen një ditë përpara rinisjes së sezoni shkollor.?Regjistrimet si gjithmonë nisin dy javë para fillimit të vitit shkollor, e po ta llogarisim I bie që fillojnë në 2 shtator. Pra në dy shtator është dita e parë e regjistrimeve për të gjithë sistemin. Deri në një ditë para fillimit të vitit shkollor, prindërit dhe fëmijët mund të paraqiten pranë shkollave të tyre për tu regjistruar?-u shpreh Përgjegjësja e Sektorit të Zhvillimit Parauniversitar

Për të gjithë ata prindër që do të regjistrojnë fëmijët në shkollë, Ferizaj thotë se është e nevojshme dorëzimi i disa dokumenteve.
Recommended