RTV Ora - Rrugët e amortizuara, problemi kryesor në Bulqizë

  • 5 years ago
#rtvora
Rrugët e amortizuara janë ndër shqetësimet kryesore për banorët e zonave rurale të Bulqizës. Të dëmtuara, apo në shumicë të paasfaltuara fare, ato vështirësojnë jetën e mijëra banorëve.

Infrastruktura në zonat rurale është një prej problematikave kryesore në bashkinë e Bulqizës.

Shumë rrugë janë të dëmtuara dhe në to nuk është ndërhyrë prej vitesh duke vështirësuar jetën e mijëra banorëve.

Një problematikë të tillë e kanë vuajtur edhe banorët e fshatit Strikçan.

1,3 km rrugë thuajse i ka mbajtur peng ata.

Bashkia e Bulqizës po zbaton një projekt me vlerë 15 mln lekë për asfaltimin e rrugës, por siç pranon edhe kryebashkiaku Lefter Alla, Ai nuk mjafton për ta përfunduar të gjithë ndërhyrjen.

Alla: Nuk kemi arritur ta përfundojmë komplet rrugën, na ka ngel edhe një pjesë e vogël, por shpresojmë që vitin tjetër të mbarojmë edhe pjesën e mbetur të rrugës, por ti vijmë në ndihmë banorëve edhe me ujin e pijshëm dhe ujin vaditës.

Kryebashkiaku i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit thotë se përmirësimi i infrastrukturës është një nga prioritetet e tij në drejtimin e Bulqizës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rruget-e-amortizuara-problemi-kryesor-ne-bulqize

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended