RTV Ora - Zjarre në vjeshtë, digjen pyje në Dibër e Bulqizë, ullinj në Fier

  • 5 years ago
#rtvora

Dhjetëra hektarë pyje janë djegur në Dibër si pasojë e dy vatrave të zjarrit që rrezikojnë edhe zonat e banuara. Ndërkohë në fier, rreth 500 rrënje ullinj dhe një sipërfaqe toke u dogj në Petovë. Dyshimet janë se zjarret janë të qëllimshme.

Dy vatra të mëdha zjarri kanë përfshirë masivet pyjore në Bulqizë e Dibër ku po rrezikojnë edhe zonat e banuara.

Rreth 10 ha pyje me pisha janë djegur në Vlashaj të Dibrës, ku zjarri është aktiv prej tre ditësh.

Fikja nga toka është e vështirë për shkak të terrenit, ndaj kërkojnë ndërhyrje nga ajri.

Vatra e dytë aktive është në Shupenzë të Bulqizës, ku raportohen rreth 5 hektarë pyje të djegura.

Rreth 500 rrënjë ullinj u dogjën në Petovë të Fierit si pasojë e një zjarri që ka përfshirë kodrat e fshatit.

Banorët e prekur akuzojnë se zjarri ishte i qëllimshëm nga bashkëfshatarët ndaj kërkojnë vënien e përgjegjësit para drejtësisë.

"Të kapen sa më shpejt ata që kanë vënë zjarrin. Dua dëmshpërblimin tim se më ka rënë gjaku. Zjarri është i qëllimshëm"
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zjarre-ne-vjeshte-digjen-pyje-ne-diber-e-bulqize-ullinj-ne-fier

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended