RTV Ora - Pogradec, i moshuari sulmon me granatë vëllezërit se do të kalonin me fadromë

  • 5 years ago
#rtvora

Dëmtimi i një gardhi rrethues për ndërtimin e rrugës së re të fshatit gati sa nuk prodhoi një tragjedi në fshatin Dardhas të Pogradecit mbrëmjen e 15 gushtit. Pronari i moshuar i banesës që prekej kundërshtoi ashpër projektin, duke u konfliktuar me banorët e tjerë të fshatit madje tentoi të vrasë dy vëllezër.

Ruzhdi Fraholli, pas debateve sulmoi me granatë dy vëllezër. Për pasojë të shpërthimit, njëri mbeti i plagosur. Ai është dërguar në spitalin rajonal, ndërsa policia ka vënë në pranga 72 vjecarin.

"Nga veprimet e para të grupit hetimor ka rezultuar se autori për shkak se nuk lejonte të kalonte fadroma për të hapur rrugën, me pretendimin se i cënohej prona e tij, është konfliktuar me dy vëllezërit e disa banorë të tjerë dhe gjatë konfliktit, ky shtetas ka hedhur granatën në drejtim të dy vëllezërve" informoi sot policia e Korcës

Burimet thanë se konflikti kishte nisur gjatë ndërtimit të rrugës.

Fraholli, sipas policisë nuk lejonte të kalonte fadroma për të hapur rrugën, me pretendimin se i cënohej prona e tij. Për këtë kundërshtim ai ishte konfliktuar me banorët e tjerë të fshatit që kërkonin vijimsinë e projektit.

Në debat e sipër, i moshuari ka sulmuar me granatë dy vëllezërit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pogradec-i-moshuari-sulmon-me-granate-dy-vellezer-se-do-te-kalonin-me-fadrome

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended