RTv Ora - Prokuroria kërkon shenjat e gishtave për Valdrin Pjetrin

  • 5 years ago
#rtvora

Sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme do të kërkojë gjurmët e gishtave të Valdrin Pjetrit. Burime të RTV Ora thanë se në pritje të përgjigjes së letërporosisë së dërguar Interpolit dhe Europolit, ballafaqimi i shenjave të gishtave është mënyra më e shpejtë për të zbardhur të vërtetën e të shkuarës së Valdrin Pjetrit në Itali.

Prokuroria e Përgjithshme është duke përgatitur fletë-thirrjen drejtuar Valdrin Pjetrit për të dhënë gjurmët e gishtave.

Burime nga grupi hetimor në sektorin e dekriminalizimit thanë për RTV Ora se administrimi i gjurmëve të gishtave është veprimi i radhës që do të kryhet brenda pak ditëve, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Prokuroria e cila i ka nisur hetimet në ditët e para të gushtit pas denoncimit të PD, mësohet se fillimisht u është drejtuar ministrisë së Drejtësisë, drejtorisë së burgjeve dhe gjykatave shqiptare duke i pyetur nëse Valdrin Pjetri kishte precedent penalë.

Tashmë këto institucione i kanë kthyer përgjigje organit të akuzës duke theksuar se në Republikën e Shqipërisë Valdrin Pjetri nuk ka precedent penal. Ndërkohë prokuroria e përgjithshme i është drejtuar Europolit me kërkesën për të verifikuar bazën e të dhënave për të kryebashkiakun e Shkodrës të dalë nga votimet e 30 qershorit.

Një burim i prokurorisë, tha se referuar kallëzimit të PD, është kërkuar informacion nga Interpoli dhe Europoli nëse ndaj Valdrin Pjetrit është kryer ndalimi, arrestimi apo dëbimi në shtetin Italian në vitet 2001-2002. Kjo kërkesë për informacion është dërguar me letërporosi në adresë të palës italiane ndërsa grupi i hetimit është në pritje të përgjigjes për këtë çështje.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/prokuroria-kerkon-shenjat-e-gishtave-valdrin-pjetrin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended